RRUFEPRITESIT

Cilat janë avantazhet e sistemit të rrufepritjes "Eurostar" në krahasim me sistemim klasik?

Këto janë pajisje pjesë e risive të fundit në fushën e mbrojtjes nga rrufeja. Në ndryshim nga shufrat e zakonshme kjo mbrojtje ka efektshmëri (radius) më të madh të mbrojtjes. Përveē ndërtesës mbrojnë dhe sipërfaqet që i përkasin asaj si p.sh. oborrin, kopështin, pishinën, plazhin, ndërtesa bujqësore, etj. Kjo mbrojtje klasifikohen në katër kategori sipas rëndësisë së objektit. Kosto e këtij instalimi në krahasim me vlerën e objektit që mbron dhe me dëmet që shkakton është e papërfillshme.

Realizimi i instalimit të sistemit të rrufepritjes bazohet në madhësinë e sipërfaqes që do te mbrojë duke përfshirë këto elemente:

  1. Kokë rrufepritësi Eurostar sipas kategorisë së objektit që do të mbrojë (30, 45, 60)
  2. Konstruksion mbajtës i kokës që mund të jetë sipas objektit (instalim në ēati, taraca betoni, etj.) me material hekuri të zinkuar.
  3. Morseteri të ndryshme me bulloneritë përkatëse të zinkuara sipas kërkesës së objektit.
  4. Izolatorë të ndryshëm që nevojiten për kryerjen e instalimeve.
  5. Elektroda tokëzimi të zinkuara me morsetë.
  6. Përcjellës bakri, shirit i zinkuar ose shufër e zinkuar sipas objektit.
  7. Të gjitha ēertifikatat e domosdoshme të cilësisë për materialet e vendosura për kryerjen e këtij instalimi.
  8. Në përfundim të punimeve bëhet projekti ku pasqyrohen punimet e kryera dhe materialet e përdorura si për instalimet në sipërfaqe të objektit dhe për punimet nëntokësore për të realizuar rezistencën e tokëimit mbrojtës në vlerat e lejuara.
  9. Dorëzimi i protokollit të matjes së tokëzimit dhe tipi i aparatit me të cilën është kryer matja.
  10. Garanci e sistemit deri në 15 vjet.
  11. Kontroll një herë në 2 vjet e instalimeve (rezistencës së tokëzimit)
SISTEME TË TJERA
Sisteme Alarm Zjarri
Sistem alarm zjarri për shtëpinë apo biznesin tuaj. I lehtë për t’u instaluar dhe për tu përdorur. Mund të integrohen deri në 24 sensorë dhe 2 sirena të jashtme. Lajmëron me anë të GSM deri në 5 numra telefoni në rast alarmi. Sistemi disponon telekomandë.
Sisteme Konferencash
Instalim dhe përdorim i lehtë, sistem me bazë IP 1-to-1, komunikimi SIP H.323, kamera HD, 1280x720p, cilësi e lartë zëri, G.711, G.728 mikrofon shumë i ndjeshëm, sistem me bokse të integruara, startim në më pak se 1 minutë.
Sisteme Videofonie & Citofonie
Sistem videofonie me kamera të jashtme dhe me monitor të brenshëm për kontrollin vizual të shtëpisë apo biznesit tuaj. Komandim i dyerve nga moduli i telefonisë, e montueshme në mur dhe rezistente ndaj thyerjes. Kamera disponon IR për natën.