Qëndra e Asistencës Teknike

Qendra e asistencës teknike gjendet në rrugën Myslym Shyri në Tiranë pranë pikës kryesore të shitjes. Aktualisht ka një staf teknicienësh të specializuar në fusha të ndryshme të teknologjisë së informacionit. Me anë të eksperiencës të secilit prej punonjësve, trajnimeve e ēertifikimeve të njëpasnjëshme të tyre dhe implementimit të standardit ISO në menaxhimin e cilësisë, kemi arritur në krijimin e një imazhi që transmeton siguri në zgjidhjen e problemeve të klientëve tanë pavarësisht kompleksitetit të defekteve të konstatuara. Jemi kujdesur që mos të krijohet pakënaqësi me anë të zbatimit të kodit të etikës së sjelljes duke i treguar klientëve që meritojnë maksimumin nga ne dhe se do të jemi gjithmonë të disponueshëm e të gatshëm për ēdo sfidë që do të shfaqet duke i ofruar zgjidhjen më të mirë me kosto optimale.

Aktualisht ofrohen shërbime të specializuara për riparimin e pajisjeve kompjuterike, elektronike dhe mobile si mëposhtë:

  • Riparim pajisje kompjuterike (kompjutera, laptopë, monitorë, printera, fotokopje, etj.)
  • Riparim pajisje mobile (smartphone, tableta, sisteme GPS, minikopjutera)
  • Riparim pajisje elektronike (karikues, blloqe ushqimi, konvertues, chipsete, etj.)
  • Instalim dhe konfigurim programesh kompjuterike (Microsoft, Adobe, Autodesk, etj.)
  • Instalim dhe riparim rrjetash kompjuterike
  • Instalim dhe riparim pajisjesh POS (Point of Sale)
  • Instalim dhe riparim Sisteme Sigurie (sisteme video, sisteme alarmi, sisteme alarm zjarri)
Atom
Kontakt
HP
Dell
Dell
Dell
Dell
Shërbime

ATOM Computers me një staf të kualifikuar specialistësh ofron shërbimet e mëposhtme:

Instalim rrjetash kompjuterike Ju ofrohet një shërbim i kualifikuar për ndërtimin e rrjeteve fizike dhe konfigurimin e paisjeve aktive të rrjetit si p.sh. Routera, Switche, Access Point, Antena etj. Ofrohet shërbimi i Network Troubleshooting. Ndërtimi i VPN, rrjete telefonie dhe konfigurim centralesh VoIP, konfigrurim Firewall e shumë tipe shërbimesh të tjera.

Instalim dhe konfigurim i Serverave Ju ofrohet instalimi dhe konfigurimi i Sistemeve Operative “Microsoft Windows Server” , Sistemeve Operative Linux Centos dhe i Sistemeve ESXI. Ofrohet krijimi i Domain Controller, Active Directory, File Server, Share Point, Data Manager, IIS7 dhe II8, Mail Server, Hyper-V, etj. Krijim i makinave virtuale me role te ndryshme, menaxhimi dhe migrimi i tyre ndër sisteme të ndryshme, migrimi i të dhënave, përdoruesve dhe shërbimeve.

Instalim dhe konfigurim Printera dhe Fotokopje Ofrohet shërbimi i montimit të bojrave, zhvilluesve, sirtarëve, konfigurimi në rrjet si dhe parametrimi i pajisjeve të printimit/fotokopjimit. Shërbim mirëmbajtjeje periodike, ndërrim rrulash, furre, zhvilluesi, korone, si dhe riparimi i problemeve tipikë te tjera.

Instalim dhe konfigurim Sisteme Sigurie Prej disa vitesh ATOM Computers e ofron këtë sherbim i cili është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e ambjenteve të punës. Përpiqemi të ofrojmë cilësinë maksimale me kosto sa më të përshtatshme për klientët tanë. Instalim dhe konfigurim i kamerave Turbo HD dhe IP dixhitale. Kofigurim sistemesh alarmi, sensore zjarri. Konfigurim server storage për kamerat e sigurisë. Konfigurim DVR, IP Kamera, Access Control, dhe wireless IP Kamera. Ndërtim rrjeti fizik për kamerat e sigurisë konform standarteve të teknologjisë së informacionit.

Instalim dhe konfigurim Sisteme Audio Ofrohet shërbimi i projektimit, instalimit dhe konfigurimit të sistemeve audio të fonisë për ambjente baresh, restorantesh, hotelesh, etj. Sisteme të amplifikuara, bokse tavanore, bokse të jashtme, bokse rezistente ndaj ujit dhe sistemet e audio dhe video konferencave e bëjnë ATOM Computers zgjedhjen tuaj për sistemin audio të biznesit tuaj.