Konsulencë IT

Shërbime konsulence IT i ofrohen cdo biznesi, organizate e individi me synim këshillimin e tyre mbi përdorimin sa më të mirë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për të arritur objektiva biznesi e jo-biznesi. Skuadra e ATOM computers, me një staf të kualifikuar ju ofron zgjidhje për cdo problem që ju mund të keni duke filluar nga pajisjet më të thjeshta IT e duke kaluar tek ato më komplekse.

Camera

Konsulence financ-ligjore

ATOM Consulting ju informon dhe instrukton në lidhje me çështje të ndryshme që lidhen me legjislacionin fiskal. Përditëson subjektet me ndryshimet në kuadrin ligjor si dhe përgatit buletine informuese për klientët e saj. Ndihmon subjektet për gjetjen dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme të lidhura me TVSH si dhe taksa të tjera. Ne ndihmojmë klientët në shqyrtimin, përgatitjen dhe paraqitjen e kthimit të taksave për biznesin dhe individët. Gjithashtu ATOM Consulting informon bizneset për detyrimet mbi deklarimet për I.Sh.P & Zyrën e Punës. ATOM Consulting gjithashtu ofron mbajtje llogarie të shërbimeve të kontabilitetit (regjistimi i faturave të blerjes, faturave të shitjes, veprimet e akrës, inventari, rregjistrimi i deklaratave bankare, kontabilizimet).

Camera

Auditimi i Teknologjisë së Informacionit

Auditimi i Teknologjisë së Informacionit(IT) si një nga llojet më të reja e të vështira të auditimit, përbën pa dyshim sot sfidën institucioneve të auditimit jo vetëm të rajonit tonë, por edhe institucioneve me të zhvilluara të auditimit. Stafi i Atom Computer mundëson këtë shërbim për cdo biznes me format dhe metodat më moderne.

Camera

Trajnim IT

Trajnerët e IT japin kurse që variojnë nga programe të përdorura zakonisht, të tilla si përpunimi i tekstit dhe llogaritjet, deri te fushat teknike si programimi ose mirëmbajtja e një kompjuteri. Trajnerët e IT-së nga ATOM Computers mund të ofrojnë trajnime të brendshme, për shembull mësimdhënien e stafit të llogarive se si të përdorin një sistem të ri të pagave, deri te trajnimet në mirëmbajtjen e një kompjuteri (si nga ana software-ike dhe hardware-ike).

Camera

Transformim digjital

Transformimi digjital kërkon të përmirësojë performancën teknike të një kompanie. ATOM Computers e bëjnë këtë duke analizuar infrastrukturën e një kompanie dhe duke gjetur boshllëqe në shërbim. Ne përqendrohemi jo vetëm në rritjen e performancës afatshkurtër të një kompanie, por edhe në përmbushjen e objektivave të tyre strategjikë afatgjatë.

Camera