Riparime

Qendra e asistencës teknike gjendet në rrugën Islam Alla në Tiranë pranë pikës kryesore të shitjes. Aktualisht ka një staf teknicienësh të specializuar në fusha të ndryshme të teknologjisë së informacionit. Me anë të eksperiencës të secilit prej punonjësve, trajnimeve e certifikimeve të njëpasnjëshme të tyre dhe implementimit të standardit ISO në menaxhimin e cilësisë, kemi arritur në krijimin e një imazhi që transmeton siguri në zgjidhjen e problemeve të klientëve tanë pavarësisht kompleksitetit të defekteve të konstatuara. Jemi kujdesur që mos të krijohet pakënaqësi me anë të zbatimit të kodit të etikës së sjelljes duke i treguar klientëve që meritojnë maksimumin nga ne dhe se do të jemi gjithmonë të disponueshëm e të gatshëm për çdo sfidë që do të shfaqet duke i ofruar zgjidhjen më të mirë me kosto optimale.

Camera

Mirëmbajtje

Programet dhe paisjet elektronike janë bërë shumë të nevojshme, prandaj mirëmbajtja e tyre është një domosdoshmëri. Stafi i ATOM Computers e ka për detyrë që të përshtasim shërbimet e mirëmbajtjes dhe suportit sipas nevojave dhe dëshirave të klientit. Ne analizojmë se si rrjeti, programet dhe paisjet elektronike funksionojnë dhe përcaktojme ekspertat e duhur për ta mirëmbajtur atë.

Camera

Konsulencë

ATOM Computers informon dhe instrukton ndërmarjet dhe profesionistët në lidhje me çështje të ndryshme që lidhen me projektimin dhe zbatimin e projekteve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, legjislacionin fiskal dhe menaxhimit të projekteve. Me një staf prej 35 specialistësh të certifikuar nga prodhuesit më të mëdhenj ndërkombëtar, ATOM Computers garanton implementimin me saktësi dhe korrektësi të projekteve nga më komplekset të IT. Grupi i konsulentëve financiar ndihmon subjektet për gjetjen dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme të lidhura me TVSH si edhe taksa të tjera. Ne ndihmojmë klientët në shqyrtim, përgatitjen dhe paraqitjen e kthimit të taksave për biznesin dhe individët. Gjithashtu ATOM Computers informon bizneset çfarë nevojitet mbi deklarimet për I.Sh.P & Zyrën e Punës.

Camera

Web application

Në ditët e sotme lidhja e biznesit tuaj me botën online është një nga mënyrat më të mira për rritjen dhe avancimin e biznesit. Atom computers ju mundëson design dhe host që faqja juaj të duket më mirë dhe më e lehtë për tu kontrolluar nga klientët. Të paktën tre gjëra janë të padiskutueshme në komunikim fillestar të një biznesi të ri : emër,logo dhe faqja e internetit. Pra një Webiste i mirë, është një startim i mirë dhe i suksesshëm i projekteve tuaja. Shërbimet që ne ofrojmë janë:

  • Web design
  • We hosting
  • Mirëmbajtje webi
  • Mail managment
  • Web programming
Camera

Social Media Marketing

Marketingu i mediave sociale (SMM) është përdorimi i platformave të mediave sociale për tu lidhur me audiencën tuaj, për të rritur shitjet dhe për të nxitur trafikun e faqes në internet. Këtu përfshihet publikimi i përmbajtjes së shkëlqyeshme në profilet tuaja të mediave sociale, dëgjimi dhe angazhimi i ndjekësve tuaj, analizimi i rezultateve tuaja dhe drejtimi i reklamave të mediave sociale në mënyrë më të lehtë, ndaj mbështetjes të ATOM Computers. Platformat kryesore të mediave sociale në të cilat Atom Computers jep mbështetje maksimale janë Facebook, Instagram & Youtube. Pavarësisht nëse doni të ndërtoni një markë apo të rritni biznesin tuaj, ajo cfarë ne, si nje staf i 'ATOM Computers' duam, është tu ndihmojmë të keni sukses.

Camera